Ishte ankoruar përballë brigjeve shqiptare, anija me flamur grek me 1 ton marijuanë vëzhgohej prej ditësh

Guardia di Finanza ka dhënë detaje lidhur me ngarkesën prej 992 kg marijuanë shqiptare e konfeksionuar në 153 pako të madhësive të ndryshme sekuestruar në anijen me vela me emrin Scarabeo që drejtohej nga dy shtetas ukrainas.

Anija ishte e ankoruar prej disa ditësh në ujërat ndërkombëtare e përballë brigjeve shqiptare, me flamur grek lundrimi, ka shtyrë autoritetet italiane ta mbanin nën vëzhgim prej shumë orësh derisa në ora 8.25 të datës 7 gusht, helikopteri i Guardia di Finanza ka identifikuar 3 mjete lundruese që po ngarkonin thasë të dyshimtë në anijen Scarabeo.

Pas shkarkim ngarkimit 3 mjetet lundruese janë nisur drejt brigjeve shqiptare ndërsa anija me vela drejt brigjeve të Santa Maria De Leuca.

Roja bregdetare e Guardia di Finanzës e Barit, Taranto, Pratika di Mare,  së bashku me një avion Atr 72 të Financës e të një helikopteri tip Aë139 kanë ekzekutuar operacionin e ndalimit të barkës me vela ku u gjetën 153 thasët me marijuanë me vlerë përfitimi për grupet kriminale rreth 10 milionë euro.

Bllokimi i dy skafistëve ukrainas kërkoi mdërhyrjen mbi anije të financierëve që arritën të ndalojnë anijen.

Dy nga mjetet lumdrues e 3 skafistët shqiptarë u ndaluan në afërsi të portit Tri Porti ndërsa skafisti i katër është shpallur në kërkim.

Në anijen me vela u gjetën 2 telefona celularë e bidonë me karburant rezervë.

Te arrestuar jane: Arbër Saraseli  31 vjeç,  Saverjo Imeraj 21 vjeç,Qemal Pekmezi 19 vjeç, të tre banues në Vlorë. Në kërkim është shpallur Gregor Likaj 33 vjeç po banues në Vlorë. 

Ndërkohë skafistët ukrainas të arrestuar ishin Bychkovi Serhii, 43 vjec dhe Senkevych Serhii, 62 vjec;

EMISIONET