Ish-kryetari i Bashkisë Burrel thirrje Berishës nga SHBA: Mos e lër PD-në të shkojë në greminë!


Ish-kryetari i Bashkisë së Burrelit, Skënder Lleshi, foli në Foltoren e Amerikës.

Lleshi i tha Berishës se nuk duhet që ta lërë PD-në të shkojë në greminë, duke shtuar se demokratët po mbështesin iniciativën e Foltores.

“Unë i besoj kësaj iniciativës tënde, doktor. Kape PD-në pa shkuar në greminë. Nga viti 2011 PD njeh vetëm humbje, ndërsa më herët PD kishte ose pushtetin lokal ose atë qëndror. Humbja e 2017 ishte humbje poshtëruese.

Rama dhe Basha bashkëpunuan bashkë. Disa deputetë demokratë punuan kundër PD në atë kohë. Shpresoj që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Skënder Lleshi.

EMISIONET