Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare ish-Kryetari i të përndjekurve politik Kurt Kola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 09:54
Ish i përndjekuri politik dhe mbrojtësi i të drejtave të tyre Kurt Kola, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Kola ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare.
Ai ka qenë Kryetar i Shoqatës së të përndjekurve politik nga 1992-2002.
Gjatë viteve të demokracisë ai krijoi dhe partinë Rruga e Lirisë.