Çipa: Shqipëri ndër vendet e pakta që e ka ndryshuar kaq shumë kushtetutën

I ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Aleksandër Çipa tha se Shqipëri është ndër vendet e pakta në lindje që e kemi ngacmuar dhe prekur kushtetutën kaq shpesh.

Ai tha se do të donte që një gjë e tillë të ndryshonte dhe politika të kishte një qasje tjetër kundrejt ekspertizës në vendimmarrjen publike.

Çipa: Ne jemi ndër vendet e pakta në lindje që e kemi ngacmuar dhe prekur kushtetutën kaq shpesh. Dhe meqë jemi pranë një ndryshimi tjetër, duhet të kishim një ndryshim të sjelljes së kuvendit dhe politikë që tejkalon dhe anashkalon ekspertizën në praktikën e vendimmarrjes publike e politike.

Kjo ka qenë kultura e tranzicionit dhe do të doja që një kulturë e tillë të mos vazhdonte më. Këtë do të doja për mandatin e ri.

EMISIONET