Mjekësia bie nga froni. Inxhinieritë, degët më të preferuara për maturantët

Programet e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave informatike këtë vit janë më të preferuara nga maturantët.

Këto degë janë zgjedhur nga rreth 5 mijë e 300 maturantë në raundin e parë të aplikimeve.

“Jo vetëm teknologjia e informacionit, që ka 2% të aplikimeve më shumë, por dhe degë të tjera inxhinierike kanë një rritje domethënëse”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndryshe nga vitet e shkuara programet e Universitetit të Mjekësisë renditen të dytat në preferenca.

Sipas të dhënave të Rrjetit Akademik për këto degë kanë konkurruar rreth 5 mijë.

”Mjekësia e përgjithshme ka një rritje, duke pasur parasysh që këtë vit janë rritur 100 kuotat për mjekësinë dhe 100 për infermierinë”

Shkencat ekonomike renditen të tretat ndërsa drejtori i RASH Arjan Xhelaj thotë se është rritur interesi për programet e mësuesisë dhe ato profesionale.

“Vijon një interes I mirë për mësuesinë. Në raundin e katërt, në rand të pestë janë degët profesionale, degët dy vjeçare ku kemi 8.2 % të aplikantëve.

Lista e maturantëve fitues do të shpallet në 31 gusht në portalin U-Albania

”Ka në dispozicion 24 orë për të bërë ankiminin por pranë universitetit. Më 2 shtator nis procesi i regjistrimit më 7 faza 48 orëshe”

Këtë vit aplikuan për të ndjekur studimet e larta rreth 21 mijë maturantë.

EMISIONET