Intervista e Salvinit për Rtv Ora e Ora News shkakton zhurmë në shtypin italian, pikëpyetje mbi ndryshimin e kursit ndaj shqiptarëve

Intervista e Salvinit për Rtv Ora e Ora News shkakton zhurmë në

Nuk është e lehtë të intervistosh liderët politikë italianë në këto orë të fundit prag zgjedhjesh.

Axhenda e mbushur prej javësh e impenjimet elektorale kanë bërë të pamundur intervistat ekskluzive, por jo për Rtv Ora e Ora News.

Në fakt pak orë më parë redaksia jonë mundi të realizojë një intervistë ekskluzive me liderin e Partisë Lidhja, Matteo Salvini, i cili ftoi emigrantët shqiptarë të japin votën e tyre për këtë forcë politike.

Duket se lideri i së djathtës italiane e ka mbyllur kapitullin e polemikave me shqiptarët e thekson punën integruese e të respektueshme  të mjaft shqiptarëve që jetojnë prej dekadash në Itali.

Intervista ekskluzive e Matteo Salvinit për Rtv Ora e Ora News është cituar nga disa media italiane. Disa i kujtojnë akuzat e tij kundër shqiptarëve e të tjera përcjellin mbështetjen e tij që Shqipëria të jetë shpejt vend anëtar i BE.

EMISIONET