Integrimi/ Vasili: Këshillimin kombëtar i paguar, Rama do të ndryshojë kurs. Kuvendi rrëzon mocionin me debat

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocion debate me kryeministrin Edi Rama pas intervistës dhënë në Bruksel se nëse presidenca franceze nuk do të japë dritë jeshile atëherë Shqipëria do të ndryshojë kurs.

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi fjalën e Ramës si provokative.

Petrit Vasili:"Të thuash që do të ndryshojmë menjëherë kurs se këtë porosi e kemi marrë nga këshilli kombëtar është antiligjore dhe provokative. Nuk është këshillimi kombëtar, i paguar dhe sponsorizuar nga kryeministri mekanizmi që shpreh vullnetin e popullit. Populli ka mekanizmin, referendumin.

Ndërsa Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe kriteret që të mbahet konferenca e parë për integrimin në BE.

Taulant Balla:"Në të gjitha raportet e BE-së thuhet qartë se Shqipëria i ka përmbushur100% të kushteve dhe kritereve. Dhe natyrisht Shqipëria ka të drejtë që në këtë rrugë të mos merret peng nga një debat mes dy vendeve të reja. Ne duam të na vlerësohet performance"

Më pas kërkesa u hodh në votim dhe u rrëzua me votat e maxhorancës.

EMISIONET