"Kriminelë" në protestë? Këlliçi: Nëse Policia dhe SPAK duan punë, të mësyjnë kryeministrinë, ministritë dhe bashkinë Tiranë

Policia ka planfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca. Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Por deputeti Belind Këlliçi i ftuar në Rtv Ora thotë se policia po ashtu dhe SPAK nëse janë në kërkim të elemëntëve kriminale le të mësyjnë kryeministrinë, ministritë dhe bashkinë e Tiranës.

Këlliçi: Elementët kriminalë me precedent këta i kanë brenda në kryeministri. Nëse policia e shtetit dhe SPAK duan të bëjnë një punë të mësyjnë në kryeministri, të futen në ministri të ndryshme dhe aty kanë të gjithë elementët e krimit të organizuar që e kemi parë më mirë se kurrë këto ditë me aferën e incineratorëve që çdo ditë është një fabul që vazhdon të prodhojë lajm dhe vazhdon të zbulojë segmente të paimagjinueshme të korrupsionit qeveritar.

Nëse këta duan me të vërtetë të ndalojnë elementët kriminalë e kanë Edi Ramën në kryeministri, të shkojnë te bashkia e Tiranës kanë Erion Veliaj dhe kanë Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin, Engjëll Agaçin. Pse merren me qytetarët e thjeshtë? Policia nesër të dalë e pashqetësuar, nuk do ketë asnjë problem. Të rinjtë e FRPD do të jenë të parët që do të mbërrijnë në sheshin e protestës ku do kenë simbolet dalluese. Do vendosin një kordon mes policisë së shtetit dhe protestuesve. Të jeni të bindur që nuk do ketë as provokime as incidente. Policia është me ne.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit. Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.

EMISIONET