Incineratori i Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi paraqiten në GJKKO, kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në GJKKO sot zhvillohet seanca për aferën e inceneratorit të Fierit, ku të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Pas pretencës së dhënë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tashmë togat e zeza do të nisin gjykimin ndaj të pandehurve: Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi.

Në rendin e ditës, sot pritet që gjykata të shprehet nëse do të pranoje apo jo gjykimin e shkurtuar ndaj të pandehurve, që nëse do të shpallen “fajtor”, do t’u ulet 1/3 e dënimit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”.

Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë. Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite.

EMISIONET