Incineratori i Elbasanit, deputeti i PD Këlliçi: 22 milion euro janë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve

Deputeti i PD Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka folur rreth aferës së Incineratorëve.

Ai ka drejtuar 5 pyetjet e radhës lidhur me incineratorët përgjigjet e të cilave sipas tij zbulojnë aferën korruptive të incineratorëve.

Skaq Këlliçi thotë se PD po dëshmon çdo ditë se përmes megaaferës së incineratorëve  Rama, Ahmetaj, Agashi dhe Veliaj përmes një grupi të strukturuar përvetësuan 430 milion euro.

Belind Këlliçi: 22 milion euro janë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve. Pesë pyetjet e radhës për incineratorët janë:

A është në fuqi vendimi i këshillit të ministrave?

Çfarë interesi ndodhi që u harrua vendimi i KM?

Karakteristikat e incineratorit të Elbasanit të gjitha janë në kontratë. Cilën karakteristik të incineratorit ka shpjeguar zhgarravina e botuar në fletoren zyrtare?

Kush i ka hartuar kontratat e incineratorëve?

Sa eksperiencë kishte në incinerim kompania që ju dha kontrata për incineratorin e Elbasanit?

PD po dëshmon çdo ditë se përmes megaaferës së incineratorëve  Rama, Ahmetaj, Agashi dhe Veliaj përmes një grupi të strukturuar përvetësuan 430 milion euro.

EMISIONET