Incineratorët, Malltezi: Komisioni bëri punë gjysmake, s’më lejoi të dëshmoja. Arsyeja pse s’u mor me aferën e “Porto Romanos”


Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, në një intervistë për Ora Neës, u shpreh se aferën e incineratorëve, e kanë ngritur si problem që në vitin 2015, ndërkohë shtoi se këshilltarët bashkiakë të Elbasanit nuk asokohe nuk ishin në dijeni për këtë çështje.

Malltezi tha se Komisioni Hetimor për aferën e incineratorëve bëri një punë gjysmake ndërsa shtoi se ky Komision nuk e lejoi të jepte dëshmitë e tij, edhe pse kishte bërë 350 denoncime.

Jamarbër Malltezi: Ne e kemi ngritur këtë çështje që në Prill të 2015, pra ka mbi 7 vjet që ne e kemi ngritur këtë si histori. Ne e kemi ngritur këtë çështje që në Prill të 2015. Ka mbi 7 vjet që ne e kemi ngritur këtë si histori. Kemi qenë  me këshilltarët, bashkiakë të opozitës në Elbasan, nuk kishin dijeni fare për këtë histori, ndërkohë që kjo është një histori që shpenzoheshin 22 mln euro. Dukej që ishte një aferë. Komisioni Hetimor bëri një punë gjysmake, e bëri më tepër për t;u dukur. Komisioni Hetimor nuk pranoi që unë të shkoja të dëshmoja, ndërkohë që unë kisha deri në atë moment mbi 350 denoncime për këtë histori. E kam të qartë që kemi të bëjmë me shtetas rus të përfshirë që kanë të drejtë firme se ku shkojnë këta qindra miliona euro të parasë.

Malltezi lëshoi akuza të forta duke thënë se Komisoni nuk u mor me çështjen e Porto Romanos, pasi në këtë aferë përfshihen kompani që  janë pranë Bashës.

Jamarbër Malltezi: Ky Komision Hetimor nuk guxoi dot të hynte tek afera tjetër e Porto Romanos, ku kemi po prapë Klodian Zoton, po te kjo aferë përfshihet edhe një kompani që është shumë pranë Bashës. Është kompania që i kishte dhënë makinat Bashës. Ajo kompani u shpall fituese  bashkë me kompaninë e Zotos. Këto ishintë pleksur, prandaj po bënin dhe lojëra.

Po ashtu ai tregoi dy momente, që sipas tij tregoi që njerëz pranë Lulzim Bashës janë të përfshirë në këtë aferë.

Jamarbër Malltezi: Unë mund të flasë me qartësi, për dy momente, momenti i parë është që zoti Basha ka vonuar qëllimisht mosdorëzimin e padisë pranë SPAK nga ana ime.

Së dyti, makinat në përdorim të Bashës, ishin makina të kompanisë ‘Viktoria Investy’ dhe për këtë nuk po heton prokuroria. Prokuroria po heton vetëm 430 mln euro. Ka dyshime për një person tjetër, i cili është drejtor kabineti pranë Bashës, por nuk mund të spekulojë sepse ende nuk e kam të qartë.

EMISIONET