Incident tek Parlamenti, 32 vjeçari i dehur tenton të parkojë makinën në oborr dhe dëmton traun

Një incident u shënua të mërkurën e 7 dhjetorit, rreth orës 11.00 tek porta hyrëse në oborrin e Parlamentit shqiptar.

Një automjet është afruar tek trau hyrës në oborrin e institucionit dhe ka tentuar të kalojë pavarësisht thirrjes së gardës dhe policisë për të ndaluar.

Autor i ngjarjes, sipas policë është shtetasi Mariglen Berisha, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ai nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe mësohet se ka goditur traun në hyrje të oborrit të kuvendit të cilin e ka dëmtuar.

Forcat e policisë dhe krerët e gardës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

I riu ka pretenduar se do parkonte mjetin në oborrin e Kuvendit ndërkohë që punonjësit e Gardës që kanë komunikuar direkt me të, kanë shpjeguar se 22 vjeçari ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.

Incident tek Parlamenti, 32 vjeçari i dehur tenton të parkojë

EMISIONET