Inceneratorët, Caka: Të kërkuarit drejtësia nuk i kap, por akoma i paguajnë, koka janë Rama, Veliaj e Agaçi

Në një intervistë për Ora News, Silva Caka nga Partia e Lirisë u shpreh se do të paraqiten fakte të reja lidhur me aferën e incineratorëve.

Sipas saj, të shpallurit në kërkim për incineratorët dhe shteti nuk i gjen, ama i gjen ministria e Financave për tu bërë pagesat.

Caka: Ne do të nxjerrim fakte të reja çdo ditë, derisa të dalin para akuzës ata persona e kanë bërë dhe kanë përfituar nga kjo aferë. Pas gjithë këtyre denoncimeve, ende drejtësia nuk vepron. Janë të kapur, kanë frikë apo kanë marrëveshje, por unë nuk dua të aludoj gjë. Pagesat vazhdojnë çdo ditë dhe ata janë në arrati. Drejtësia nuk i gjen, por i gjen ministria e financave dhe infrastrukturës sepse u bën pagesat. Por SPAK-u dhe policia nuk i gjen dot dhe ata marrin para nga taksat tona. Ne do të kemi durim deri në një pikë, por SPAK-u mund të akuzohet edhe për mosveprim.

Kjo është një çështje që prek disa shtete, sepse do të dalin dokumente të tjera. Dhe të mos habiteni kur të lëshohen urdhra arresti nga institucionet ndërkombëtare e të bëjnë ndonjë notë për tërheqje vëmendjeje. Drejtësia duhet të ndalojë tek Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi e Armando Subashi. Disa për veprime dhe disa për mosveprime. Edhe gama e veprave penale në këtë aferë është shumë e gjëra. Steka e drejtësia duhet të shkojë tek Edi Rama, Agaçi dhe Veliaj sepse ata janë organizatorët e kësaj afereje.

Ndërkohë, edhe PD ka dalë sot në një deklaratë për shtyp lidhur me inceneratorët duke bërë 5 pyetje të tjera lidhur me këtë aferë.

EMISIONET