Importi falimenton fermerët e Devollit, mollët po kalben kanaleve

Për fermerët e Devollit veç viti ndryshoi, por hallet mbetën të vjetra.

Tonelata mollë po kalben nëpër kanale e magazina në Mançurisht.

Janë frut i një viti punë, që kur nuk shitet mundin e harxhimin e çon dëm.

Fermerët thonë se kanë me qindra tonelata mollë në magazina.

"500 kuintalë mollë të pashitura, 20 kuintalë kam shitur. Po bëhen 3 vjet që nuk kemi marrë gjysmë leku. Vjet kam rënë 2.5 milion lekë defiçit."

"Duhet industri e përpunimit të mollës, është frut që bëhet një herë në vit. Nuk mbahet në magazinë, do frigoriferë dhe kushte. Fshatari është i mbaruar kështu".

"Mos e pyet, kemi mollë me kuintalë dhe nuk po shiten. Si i bëhet halli?"

Fajtorë për këtë situatë bëjnë shtetin, pasi sipas tyre importimi i sasive të mëdha të mollës nga jashtë bën që prodhimi vendas të ngelë stok.

"Shteti i ka fajet se fut nga jashtë."

"Po hedhim mollët kanaleve se ai po sjell nga Italia dhe Maqedonia e Veriut."

Fermerët shqiptarë përballen çdo vit me vështirësi të mëdha për prodhimet e tyre, ndërsa në shume raste detyrohen që ato t’i hedhin poshtë.

Importi falimenton fermerët e Devollit, mollët po kalben kanaleve

EMISIONET