Studentët me bursë jashtë, Rama: Nuk do financohen më. Turp! Ikën dhe s'u kthyen

Studentët me bursë jashtë, Rama: Nuk do financohen më. Turp!

Një pjesë e studentëve të cilëve shteti u ka paguar shpenzimet përmes bursave, nuk janë rikthyer në Shqipëri.

I shqetësuar nga situata në takimin e zhvilluar në universitetin  bujqësor kryeministri Edi Rama i ka akuzuar për shpërdorimin e taksave të shqiptarëve.

"Këta të rinj që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim me vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi I tyre dhe kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar"

Edhe pse nuk premtoi marrjen e masave, Rama deklaroi ndryshimin e mënyrës së financimit.

“Nuk do të vazhdojmë më të financojmë ata që ikin për të mos u kthyer pavarësisht se firmosin kontratë me shtetin shqiptar por do të ndryshojmë kahjen e këtij fondi dhe modelin që sot kemi para syve do ta financojmë me të ardhurat tona”

Tashmë janë 30 programe ku studentët do të kenë mundësinë të marrin financime nga shteti

“Do ijepet mundësi 30 individëve me vlerë të spikatur në rrugën e tyre që të zhvillojnë doktoraturë që do të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani apo vende të tjera të BE-së"

Synimi i qeverisë është shtimi i numrit të studentëve te bujqësori dhe realizimi i korpusit universitar. 

EMISIONET