I vunë flakën mbetjeve të bitumit, digjet biznesi në Korçë. U rrezikuan banesat dhe linja e tensionit

Një biznes privat në afërsi të fshatit Nevicisht është përfshirë nga flakët pasident e sotme.

Sipas shërbimit zjarrfikës, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie jo të vogël mbetje solare dhe bitumit.

Nga zjarri janë rrezikuar disa biznese pranë vendit të ngjarjes si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra.

Ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

EMISIONET