I vodhi me dhunë varësen një gruaje në Golem, policia e sjell zbathur 30-vjeçarin në komisariat

I vodhi me dhunë varësen një gruaje në Golem, policia e

Një 30-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetaseje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30,  se në Golem një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Grab", për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta brenda pak minutave u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, banues në Kavajë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Ky shtetas, mesditën e sotme në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET