NDODHI NË KORÇË/ Burrit i vjedhin 2.8 mln lekë, policia i arreston gruan, ia jepte të afërmve të saj

Vidhte para në shtëpinë e saj dhe ua jepte familjarëve.

Historia e pazakontë u zbulua në Voskopojë të Korcës.

Protagoniste është një grua 41 vjece e cila këtë të enjte përfundoi në pranga.

Bashkëshorti i saj  kishte bërë denoncim se nga buxheti I familjes ishin zhdukur një shumë e konsiderueshme parash.

Nga verifikimet rezuktoi se hajduti ishte brenda shtëpisë dhe ishte pikërisht gruaja.

Sipas burimeve, kryefamiljari pretendon se i janë vjedhur të paktën 28 milion lekë të vjetra brenda një periudhe të shkurtër.

Gruaja 41 vjecare, sipas dëshmisë ua kishte dhënë pjesën më të madhe të afërmeve të saj.

Ndërsa 2 milion lekë të vjetra mësohet se iu gjetën të fshehura, çka shërben dhe si provë se ajo ishte hajdutja e burrit të saj.

Në vijim, ajo pritet të dalë para gjykatës për masë sigurie.

Vjedhja është një prej veprave penale që njeh vetem rritje sipas të dhënave të vetë policisë së Shtetit.

Por raste si ky i Korçës kur një grua shkon në burg për vjedhjen e parave të bashkëshortit janë të rralla.

EMISIONET