I vihet flaka fushës së mbetjeve në Elbasan, qyteti mbulohet nga tymi mbytës

I vihet flaka fushës së mbetjeve në Elbasan, qyteti mbulohet nga

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të saj, që duket se janë vënë në mënyrë të qëllimshme.

Shtëllunga gjigante e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh. Dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Në incineratorin e Elbasanit prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk kryhet, ndërsa fusha e plehrave është e tejmbushur.

Gjatë dy viteve të fundit, landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. Për shuarjen e tyre është dashur ndërhyrja e qindra forcave të shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

EMISIONET