Abuzimi s*ksual i 19-vjeçares, shkak i vrasjes së babait nga fëmijët? Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Abuzimi s*ksual i 19-vjeçares, shkak i vrasjes së babait nga

Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron.

Sipas News24, ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare.

Vajza Hygerta Meta akuzohet  për asgjësim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori.

Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj.

 

EMISIONET