"Krimi shumë shqetësues", eksperti Softa: Luftëbeteja ndaj armëve ngelet sfidë e policisë

A mund të themi që Shqipëria është një vend i sigurtë?

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj ka folur rreth sigurisë që ka Shqipëria në ditët e sotme thotë ae policia duhet të fillojë të godasë krimin në zonat problematike. 

Fatjon Softa: "Shqipëria si dhe shumë vende të tjera ka probleme me rendin publik. Dhe nuk mund të themi që nuk është një vend i sigurtë për aq kohë sa lëvizja qytetare, jeta është normale. Krimi dhe kriminaliteti kanë pjesën e vet të zhurmës dhe qetësisë, por njëkohësisht dhe të panikut dhe frikës pasi krijon pasiguri në zona të veçanta. Sikurisht ka zona problematike të cilat janë evidentuar dhe rastet janë përsëritur. Dhe kjo tregon që disa zona ku krimi ka më shumë bazë apo më shumë lirshmëri,  policia duhet të fillojë të godasë në mënyrë të tillë që ta minimizojë pasi krimi nuk është se do të ndalojë dhe nuk është se do të zhduket, do të jetë pjesë e një zhvillimi ekonomik që ne kemi. Problemi është se si mund ta minimizojmë këtë gjë dhe kjo është një luftë midis policisë dhe krimit por njëkohësisht dhe brenda policisë se shumë problema kanë ardhur nga brenda policisë. Krimi nuk është se ka qenë i vetmuar, krimi ka qenë me një suport të caktuar."

Gazetari: "Për shkak të penetrimit të krimit brenda radhëve të policisë?"

Fatjon Softa: "Brenda radhëve të policisë, për shkak të paaftësisë së disa personave që punojnë. Zgjedhja e tyre mbi kritere politike apo kritereve miqësore jo mbi bazën e profesionit, mosqarkullimi i elitave, shkëputja e hallkave në polici midis drejtuesve të lartë deri tek polici poshtë. Mosmbështetja sa duhet e punonjësve të policisë, për rrogat për pagesat, për disa të drejta. Dhe të mos harrojmë polici është më i pambështeturi në raport me ligjin apo në raport me vështirësitë që ka. Si gjë e parë që goditet qoftë përballë krimit janë punonjësit e policisë."

Gazetari: "A është Shqipëria akoma në kushtet ku krimi është një hap para institucioneve shtetërore?"

Fatjon Softa:Nuk mund të them është një hap para por është shumë shqetësues. Është krijuar një situatë shumë e vështirë dhe krimi po ndodh pothuajse në zonat më të mëdha të qyteteve dhe krimi po ndodh në rrugë. Policia e ka humbur betejën përsa i përket mbledhjes së armatimit. Është folur disa herë për amnisti të tret apo të katërt, kjo nuk ka ndodhur. Luftëbeteja ndaj armëve ngelet një nga sfidat  policisë së shtetit."

EMISIONET