I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak, kapet 62 vjeçari në Vlorë. Sërish duke kultivuar bimë narkotike

I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak,

Një 62 vjeçar është arrestuar në Vlorë, i shpallur në kërkim prej disa ditësh pasi në banesë iu gjetën 10 kg kanabis, disa bimë kanabisi të kultivuara dhe një sasi municioni luftarak.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Otima" u arrestua P. Rr., 62 vjeç, banues në Selenicë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas njoftimit të policisë, më datë 26.08.2021, si rezultat i kontrolleve të imtësishme, 62 vjeçarit i gjetën në banesë dhe i sekuestruan 10 kg lëndë narkotike kanabis, disa bimë kanabisi të kultivuara dhe një sasi municioni luftarak.

"Në vijim të veprimeve për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesën së 62-vjeçarit, në Selenicë, në kuadër të operacionit “Otima”, iu gjetën të kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike cannabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies," thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET