Klejdi Abdylit i sekuestrohen pasuritë në Durrës. 6 apartamente, 3 automjete, garazhd dhe llogari bankare

Apartamente, garazhe llogari bankare janë sekuestruar në Durrës pas hetimeve të prokurorisë ndaj 32-vjeçarit, Klejdi Abdyli. Hetimi pasuror ndaj tij filloi në në vitin 2019 pasi kerkohej nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh.

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën sekuestro 11 pasuri dhe tri llogari bankare që i përkisnin Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij.

32-vjeçari ra në prangat e policisë më 2019-tën pasi kërkohej nga Italia për trafik kokaine.

Katër vite më vonë Prokuroria e Durrësit njofton se ndaj tij ka nisur nje hetim pasuror dhe është bërë edhe sekuestrimi i 11 pasurive dhe 3 llogarive bankare në Durrës.

Njësia Hetimore e Karabinierëve Pescara, konstatoi se 32- vjeçari ishte kreu i klanit të grupit shqiptar që vepron si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë për trafikun e drogës në rrethet Rancitelli dhe San Donato të Pescara.

Ai u ekstradua nga Shqipëria më 2019 si marrës i një urdhri të lëshuar nga gjyqtar për hetimet paraprake i gjykatës së kryeqytetit Adriatik.

32-vjeçari, sëbashku me persona të tjerë të ekstraduar, zbarkuan në aeroportin "Ciampino" me një fluturim të Forcave Ajrore.

Roli dhe rëndësia e Abdylit në shitjen e kokainës në Itali kishte dalë në pah gjatë operacionit të Spartës të zhvilluar nga efektivat e Njësisë Hetimore.

Shefi i klanit, i cili në vijim të hetimeve ishte arrestuar tashmë në vepër penale pasi iu gjetën 1 kilogram e 200 gram kokainë të pastërtisë së lartë, kishte arritur t'i shpëtonte ekzekutimit të masave shtrënguese të ndalimit dhe trafik droge, se në janar 2018 janë njoftuar edhe 11 subjekte të tjera, kryesisht të komunitetit rom rezident në kryeqytetin e Adriatikut.

Pasuritë e sekuestruara:

•    Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;

•    Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

•    Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

2. Është ngarkuar  me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe dy banka.

Sekuestro preventive u bë mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”

EMISIONET