"I përkushtuar në fushatën e Ramës"/ Berisha: Vuçiç hoqi Majkon nga lista

"I përkushtuar në fushatën e Ramës"/ Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live, komentoi edhe një here deklaratën e presidentit serb Aleksander Vuçiç që u komentua gjerësisht si ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe në përkrahje të kryeministrit Edi Rama.

Por Berisha shkoie edhe më tej, teksa deklaroi se ishte Vuçiç ai që hoqi Majko nga lista e deputetëve për shkak të mbështetjes që ky i fundit ka ndaj Kosovës.

 “Ai doli haptas për ti thënë shqiptarëve që kryeministri ynë për Europën është Lulzim Basha.Vuçiç i shikon këto dhe çfarë të bëjë, po i thotë Europës se mbrapa Lulzim Bashës është Shqipëria e madhe. Që në fillim ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar në fushatën elektorale të Ramës. Pse e hoqën Majkon nga lista? Sepse Majko ishte pro kosovar. Pra në të gjitha rastet ishte ndryshe”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste në televizionin B92 në Beograd, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Vuçiç, i cili është presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij diferenca mes palëve është vetëm 1 deri në 3%.

Për Vuçiçin, pas liderit të opozitës, Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, dhe sipas tij ata duan Shqipëri e Madhe.

Jam krenar për faktin se unë jam pengesa e tyre më e madhe, sepse ata flasin hapur për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe askush nuk reagon ndaj kësaj”, u shpreh ndër të tjera presidenti serb.

 

EMISIONET