I paralajmëruan për t’u larguar/ Tregtarët e sendeve të përdorura në Korçë dalin në protestë: Ku t’i çojmë leckat?

Tregtarët e sendeve të përdorura në Korçë dolën në protestë pas paralajmërimit për ti larguar nga vendi ku tregtojnë prej vitesh.

Thonë se ka qenë vetë bashkia e Korçës ajo që i ka vendosur në këtë vend, por ndër vite pronarët e tokës u kanë kërkuar pagesë dhe së fundmi largimin prej aty.

“Më datën 3 korrik na kanë thënë ngrijini leckat dhe ikni. Se ku do i çojmë leckat ne”

“Unë kam 7 fëmijë, po i mbajë më ujë”

Bashkia e Korçës nga ana tjetër konfirmon se prona është private, por nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi aty dhe se nuk ka një vend tjetër ku mund të vendoset tregu.

“Refugjatë në vendin tonë, kështu i bie."

“Punë s’ka, asistencë nuk ka, ku të vete unë”

me protestë e nisën ditën edhe tregtarët e sendeve të përdorura në Gjirokastër!

Bashkia atje ka vendosur zhvendosjen e tregut të improvizuar nga lagjia Gërhot në atë periferike Zinxhira.

“Të vijë njëherë në lagje Flamur Golemi dhe të shikojë katandinë si janë. Që kur mori votat nuk ka ardhur më.”

Burime në Bashkinë e Gjirokastrës thonë se projekti për tregun është gati dhe madje është bërë edhe procedura e tenderit.

Puna pritet të nisë në muajin korrik, por siç duket Bashkia e drejtuar nga Flamur Golemi ka vendosur vetë pa I pyetur tregtarët.

EMISIONET