I nxehti përvëlues në Shqipëri, njihuni me qytetet ku temperatura arrin 43 °C

Duke filluar nga sot e deri në fundjavë vendi ynë do të mbizotërohet nga temperatura shumë të larta.

Sipas Meteoalb, në zonat e ulëta dhe në pjesën perëndimore të vendit, temperaturat do të variojnë në vlera nga 39 °C deri në 42 °C .

Sinoptikani, Hakil Osmani thotë se në Cerrik, Belsh, Urën Vajgurore dhe Kuçovë temperaturat do të arrijnë  deri në 43 gradë celcius.

Pritet qe në fundjavë temperaturat të ulen me 1 gradë celcius. Po ashtu Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë temperatura shumë të larta.

"Duke filluar nga sot dhe deri në fundjavë vendi ynë do jetë me temperatura shumë te larta ku pritet që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të shënojë vlera nga 39 deri ne 42 gradë celcius. Qytete të cilat do të shënojnë këto temperatura do të jenë qyteti i Gjirokastrës, Beratit po ashtu dhe qyteti i Elbasanit.

Ndërsa zonat e veçanta, si Cerriku, Belshi, Ura Vajgurore dhe Kuçova do të  temperaturat do të ngjiten deri ne 43 gradë celcius. Edhe gjatë ditës së nesërme temperaturat mbeten shumë të larta, ndërsa duke filluar nga e premtja deri të dielën pritet një ulje me 1 gradë celcius, por që sërish temperaturat mbeten shumë të larta. Në zonat malore do ketë vranësira të pakta. Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu do të shënojnë temperatura shumë të larta."

EMISIONET