I ngacmoi të bijën e mitur, babai e kanos dhe godet, procedohet bashkë me 19-vjeçarin

I ngacmoi të bijën e mitur, babai e kanos dhe godet, procedohet

Është goditur një tjetër rast ngacmimi seksual me të mitur në një fshat të Fushë Krujës.

Një 19-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET