Atentati në Vlorë/ Ekzekutorët dyshohet vrasës me pagesë, i kanë mbajtur nën mbikqyrje

Dy pista hetimi janë hapur në lidhje me atentatin e ndodhur sot rreth orës 09:50 ( 18 gushtit 2022)  në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Geno, (Shpati) Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç janë ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën me të cilën po lëviznin. Dyshohet se ekzekutorët që kanë qenë me makinë kanë qëlluar fillimisht drejt makinës e cila ka përfunduar në kanal.

Nuk është përcaktuar ende itinerari që dy viktimat do të bënin por nga mënyra si është ekzekutuar krimi duket që atentatorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të tyre.

Pasi kanë kryer ekzekutimin autorët janë larguar me makinë dhe e kanë djegur atë në  fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Policia thotë se brenda janë gjetur dhe 3 automatikë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Shpati Lena duke pasur problemet e kaluara ruhej dhe lëvizte me makinë të blinduar por duket se ekzekutorët e kanë gjetur të papërgatitur. Janë dy pista ku po hetohet vrasja. Ajo e hakmarrjes dhe e pazarave të drogës.  Bëhet fjalë për vrasjen e Arben Beqirajt, në gusht të 2019. Vëllai i Hakim Xhezos ndodhet në burg në lidhje me këtë vrasje, ndërsa Shpati Lena ka qenë aty dhe është hetuar për moskallëzim krimi.

Pista tjetër është ajo e pazareve të drogës pasi Haki Xhezo ka qenë i proceduar  për "Prodhim dhe shitje narkotikesh".

Policia po merr në pyetje familjarët për të mësuar më shumë për itinerarin e Shpati Lenës

Ndërkohë që dy makinat, ajo e viktimave dhe e autorëve do të ekzaminohet nga ekspertë të kriminalistikës.

Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë të cilët janë kujdesur në detaje për atentatin dhe më pas largimin nga vendi i ngjarjes.

Shpati Lena u arrestua dhe 5 muaj më parë, pikërisht më 23 mars 2022 gjatë operacionit "dallga" dhe eshte e paqartë si është liruar. 

EMISIONET