Atentati në Milot vijon të mbetet pa autor/ Policia merr në pyetje 12 persona, plumbat nuk deportuan brenda mjetit

Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autoreve d.

Pas dëshmive të tyre 12 personat janë lënë të gjithë të lirë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intensitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

Sipas burimeve plumbat nuk kanë deportuar brenda makinës së blinduar, por 27-vjeçari Preçi i cili u qëllua i pari ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e armës, çka i shkaktoj plagë vdekjeprurëse.

Në ato momente edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur rreth 5 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë, për të gjetur mbrojtje dhe vetëm 2 plumba e kanë prekur në bark dhe këmbë.

Ndërkohë Janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar. Pamjet filmike po analizohen për të parë lëvizjet e automjetit të autoreve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjetër Milot-Fushë Krujë dhe pas ngjarjes kanë ndjekur sërish këtë intenerar.

Gjithashtu janë kontrolluar 8 ambiente dhe çdo provë, mjet e armë të administruara në vendngjarje apo ambiente të tjera në kuadër të këtij hetimi, do të përpunohen e ekzaminohen në laboratorin e policisë shkencore.

Ylli Brahimit 48-vjeç dhe Klisman Preçit 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar tek pallati ku ata jetonin.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek e shkuara e dy personave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar.

EMISIONET