Atentati në Lundër/ Policia drejt gjurmëve të autorëve, gjenden sende në vendin ku qëndruan të fshehur

Disa sende që për policine konsiderohen me vlere hetimore janë gjetur në një gardh metalik ky dyshohet se kanë qëndruar për disa orë 2 autorët e dyshuar të ngjarjes ku u plagosen 4 persona në Lundër.

Këto të dhena për tu përdorur si prove hetimore dhe për të gjetur përsonat përgjegjës janë dërguar në laborator me qëllim nxjerren e të dhenave të ADN.

Teksa hetuesit kanë kryer edhe disa eksperimentë hetimore,kanë arritur të zbulojën edhe intenerarin e përshkruar nga autorët e dyshuar.

Ata janë nisur në Arbanë-Vishnje-Picallë-Sauk-Mjullë Bathore-Liqeni i Farkës-Rruga Agallarëve- dhe deri tek vendi Ngjarjes.

Në pjesën më të madhe të kësaj rruge përdoret shpesh here nga personel i policive private Security që lëvizin me motorra dhe dyshohet se është përdorur e njëjta rrugë që te mos bien në sy.

EMISIONET