I lidhur pas makine, qeni tërhiqet zvarrë në rrugët e Vlorës, gjobitet dhe procedohet penalisht autori

I lidhur pas makine, qeni tërhiqet zvarrë në rrugët e

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat shtetasin Shpëtim.H pasi u shfaq në një video në rrjetet sociale duke tërhequr një qen zvarrë në rrugë me mjetin e tij.

Ai e kishte lidhur qenin pas makinës.

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë shtëpiake me automjetin e tij, ju sqarojmë se nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në pamjet filmike, por dhe nga telefonatat e adresuara nga qytetarë të ndryshëm, në sallën operative të DVP Vlorë, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë" njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

I lidhur pas makine, qeni tërhiqet zvarrë në rrugët e

EMISIONET