Sulmi kibernetik/ Berisha: Veç iranianëve hakera të qeverisë, rusë e serbë. Rama po hetohet nga FBI

Në takimin e përjavshëm me gazetarët kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar së në sistemet digjitale janë gjetur gjurmë ruse dhe serbe, ndërsa në TIMS po ndërhyhet nga brenda për të fshehur lidhjet e Ramës me krimin. Berisha deklaroi se kryeministri është nën hetim nga FBI, teksa bëri thirrje për greva, revollta qytetare dhe mosbindje civile.

Në sulmet kibernetike që kapitulluan sistemin dixhital të shtetit shqiptar nuk janë përfshirë vetëm agjentë iranianë, por ai është realizuar edhe nga hakera rusë e serbë. Deklarata e fortë vjen nga kreu I demokratëve Sali Berish, I cili përballë gazetarëve tha se këtë informacion e bazon mbi tri burime.

”Dua të informoj shqiptarët në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digitale në Shqipëri përveç hakerave iranianë, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë shqiptare, hakera rusë e serbë”

Deklarata u bë në takimin e përjavshëm me gazetarët.

Sali Berisha:“Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze – tha më tej Berisha duke shtuar - E thashë për tu treguar të vërtetën shqiptarëve që ua fsheh Edi Rama e klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimin masiv të të dhënave të tyre personale nisi me dorëzimin e këtyre të dhënave patronazhistëve, vazhdoi me dorëzimin e të targave. Nuk i dha Irani të dhënat patronazhistëve. Ata kanë interesa të tjera por ato ua dha Edi Rama me grupin e tij"

Ndërsa në sistemin TIMS kanë ndërhyrë hakerat e brendshëm, sipas tij, me qëllim, për të zhdukur lidhjet e qeverisë me krimin.

Sali Berisha: "Është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat mbi lidhjen e tmerrshme të krimit për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erjon Velinë dhe ministra të tjerë"

Berisha shkon edhe më tej kur thotë se edhe Kosova është sulmuar nga sistemet në Shqipëri.

Sali Berisha:“Mali i Zi dhe Maqedonia janë në sulm por nuk kam të dhëna që janë sulmuar nga sistemet shqiptare, për Kosovën e kam të sigurtë”

Berisha bëri me dije se kryeministri është nën hetim nga FBI. Shkak është bërë emaili që është zbuluar në komunikimin e tij me ish agjentin MCGonial.

Sali Berisha: "Në emailin zyrtar të MCGonial gjendet një email privat të Edi Ramës. I kërkonte ti gjente kompani për një problem antikorrupsioni por FBI e ndalon kategorisht'

Edhe pse nuk dha një datë konkrete se kur partia që ai drejton do të zbresë në shesh, Berisha bëri thirrje për mobilizim kombëtar kundër Edi Ramës dhe qeverisë.

Sali Berisha: PD do të bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë protestash, grevash revoltash paqësore, mosbindjesh civile. Takimet me Metën bëhen, janë publike jo publike. Me Partinë e Lirisë do të ketë marrëdhënie të mira dhe bashkërendim shumë të mirë. Jemi në të njëjtën valë e do të ndërmarrim hapat e nevojshme për sukseset e protestave"

Ai akuzoi SPAK-un se po vepron në favor të partisë në pushtet.

Sali Berisha: "SKAP i partisë në vend që të marrë në hetim Taulant Sharrën bën sikur nuk funksionon këtë falsitet madhor" 

Për sa i takon situatës aktuale në PD, Berisha ka deklaruar se auditi për hetim të financimeve ruse do të fillojë punën shumë shpejt.

EMISIONET