I kërkuan dorëheqjen e ministres Kumbaro, Rama bën "kurban" zëvendësministren e Turizmit, Ornela Çuçi

I kërkuan dorëheqjen e ministres Kumbaro, Rama bën

Në valën e një kërkese qytetare për dorëheqjen e ministres së Turizmit Mirela Kumbaro pas tragjedisë së ndodhur në Potam të Himarës, me 2 gusht, ku efektivi Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, qeveria shqiptare bën shkarkimin e parë në këtë dikaster.

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e  Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, e cila e mbante këtë post që prej vitit 2017. 

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Vendimi është marrë me 29 korrik por është botuar vetëm dje (8 gusht) në Fletoren Zyrtare.

Në dy protesta radhazi, shoqëria civile dhe qytetarët kërkuan dorëheqjen e Kumbaros, Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos  duke i akuzuar si përgjegjës që mosgarantimin e sigurisë në plazhet e vendit që prodhuan edhe tragjedinë në Himarë.

I kërkuan dorëheqjen e ministres Kumbaro, Rama bën

EMISIONET