"I ka sallat plot…", Gazment Bardhi stepet para konstatimit të gazetarit: Nuk kam asgjë personale me Berishën, po e mban PD nën rrëmujë

Që prej momentit kur e bëri publike, dorëheqja e Lulzim Bashës është parë nga kundërshtarët e  tij brenda PD por jo vetëm si një një lojë dhe farsë për tu rikthyer sërish përmes makinacioneve politike.

Gazment Bardhi, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë politik të tij asokohe, ishte mes atyre që kërkoi tërheqjen e tij bashkë me Berishën. Por a del sot ai garant për të kundërshtuar rikthimin e Bashës në krye të PD?

Bardhi: Unë dal garant për të thënë atë që besoj. Atë që kam besuar është se Basha duhet të tërhiqej nga drejtimi i PD, pasi bashkë me Berishën ishin kthyer në një problem për PD. Tërheqja e të dyve do të sillte zgjidhje për të ardhmen e PD.

I ftuar në Ora News përballë gazetarit Everest Dedaj ai thotë se kur nuk është i shqetësuar për fatin e tij politik nuk ka si të jetë i shqetësuar për Bashën.

Bardhi: Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë situatë.Nuk jam i shqetësuar për fatet personale. Kur nuk jam i shqetësuar për fatin tim politik, nuk mund të jem i shqetësuar për karrierën politike të askujt. Jam shumë i shqetësuar për të ardhmen e PD dhe prespektivën që i ofrohet demokratëve.

Dhe për faktin se Shqipëria ka 9 vite që keqqeveriset. PD mund të jetë dhe është alternativa e vetme për ti dhënë fund kësaj keqqeverisje në drejtimin e qeverisë nga Edi Rama dhe për të bërë atë që kemi pasur si mision: Shqipërinë si gjithë Europa.

Unë nuk gjykoj se ka një forcë politike tjetër në Shqipëri që mund ta bëjë realitet këtë përveç PD. Në gjendjen ku jemi sot, aq më tepër me rrezikun që po i kanosej PD duke u kthyer në fuqi vendimmarrëse zoti Berisha…kjo është arsyeja pse kam thënë me zë të lartë atë që mendoj. Nuk kam pasur asgjë personale me Sali  Berishën, kurrë, asnjëherë.

Ndoshta e duan demokratët, i ka sallat plot kudo që shkon.

Bardhi: Është një çështje e gjykimit të secilit.

Se keni pranuar në garë.

Bardhi: Në cilën garë? Nuk kemi hapur garë. Unë kam thënë që vendimi që ka marrë kryetari i partisë për të pezulluar Berishën nga grupi parlamenar ka qenë një vendim i detyruar për shkak të përgjegjësisë që kryetari i partisë ka në raport me të ardhmen e PD. Këtë e mendoj edhe sot.

Deri ditën kur Berisha mendoi që lëvizjen e tij ta nxirrte jashtë institucioneve të partisë, në 11 nëntor, Gazment Bardhi edhe në cilësinë e tij si Sekretar i Përgjitshëm nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk kam komunikuar me askënd nga strukturat e partisë për ti thënë nëse duhet të shkojnë apo jo në foltoret e Berishës, nuk kam bërë asnjë koment në media.

Momentin që Berisha gjithë lëvizjen e tij e nxori jashtë institucioneve të partisë në atë moment përceptova atë që kisha dyshuar që nga fillimi që Berishës nuk i interesonte një betejë institucionale brenda PD por i interesonte të mbante nën rrëmujë PD siç po e mban dhe në këtë moment. Nëse firmat për mbledhjen e Kuvendit do të kishin ardhur në institucionet e partisë dhe ne do kishim mbledhur Kuvendin e partisë ku do të ishin gjitha palët atje do vendoste vota dhe gjithë debati ynë i brendshëm ishte i mbyllur.

Kush e nxori gjithë lëvizjen e tij jashtë institucioneve të partisë duke krijuar procese paralele, struktura paralele, lëvizje paralele, parti paralele, gjithçka paralele duke krijuar gjithë këtë rrëmujë të madhe në PD që vazhdon prej muajsh dhe dontë vazhdojë dhe për muaj të tjerë, përgjegjësi i vetëm për këtë është zoti Berisha.

EMISIONET