Krimi i rëndë në Përmet/ I riu mbyti të ëmën me qese 4 ditë pasi u kthye nga Amerika, babai: Doktori në burg, jo im bir

"Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!" Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit Albi Muhollari, i cili pak minuta më herët në gjendje depresioni kishte mbytur me plastmas të ëmën, 68-vjeçaren Zeniat Muhollari.

Krim i rëndë në familje ndodhi në lagjen 'Partizani' të Përmetit, 4 ditë pasi i riu ishte kthyer për pushime nga Amerika. Ky i fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dyshonin se vuante nga depresioni, por nga spitali nuk ishte marrë asnjë masë.

Këtë e konfimojnë edhe fqinjët.

"Ishte i sëmurë, disa kështu thonin po doktori nuk i kishte nxjerrë gjë. Unë në televizor e dëgjova çfarë kishte ndodhur.

Unë nuk e di, erdhi këtu, kishte nja katër ditë. Më takoi mua. Më thanë që nuk i dhanë ndiohmë në spital, duhet ta kishin mbajtur në spital. Shkoi në spital," thonë ata.

Familjaret kerkojne jashte kameras qe te mbajne pergjegjesi mjeket pasi djali ka kartele sipas tyre te hapur ne spital. Sipas tyre djali ka shkuar 4 here ne spital, por nuk i është dhënë kurim.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se më herët, 24-vjeçari kishte kërkuar edhe një armë zjarri nga bashkëmoshatarët.

EMISIONET