I dërguari i posaçëm i SHBA, Escobar, pritet të vizitojë Tiranën. Do të takojë Ramën e Bashën

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen, bëjnë të ditur burimet.

Flitet që Escobar të jetë në Tiranë më datën 9 dhjetor por ende nuk është konfirmuar nga Tirana zyrtare.

Pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Një vizitë e tillë vjen pak para thirrjes së Kuvendit të PD-së. Bëhet fjalë për dy data të thirrura për të mbledhur kuvendin. 11 dhjetori i thirrur nga mbështetësit e Berishës dhe 18 dhjetori i thirrur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Që pas shpalljes non grata të ish-kryetarit demokrat Berisha, nga SHBA demokratet janë përfshirë në një debat të brendshëm dhe janë thirrur 2 kuvende.

Që prej marrjes së detyrës, Escobar zhvilloi vizitë në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

EMISIONET