I dënuar në Francë dhe i kërkuar nga Maqedonia e Veriut, arrestohet shqiptari që strehohej në Brazil (Video)

I dënuar në Francë dhe i kërkuar nga Maqedonia e Veriut,

Shaqir (Hektor) Nikolli, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane në San Paulo.

Mediat braziliane, shkruajnë se 45-vjeçar akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptari është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar (20 Tetor)

Mësohet se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën 45-vjeçarin shqiptar, i cili kërkohej duke qenë se ishte pjesor i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nikolli, i cili është i dënuar me 10 vite burg nga autoritetet franceze, kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.

Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit, deri në mbyllje të procedurave të ekstradimit.


Kush është Shaqir Nikolli

Nikolli nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi akuzohet për vrasjen e dy personave në vitin 1996. Personat mbetën të vrarë gjatë kohës që 45-vjeçari po tentonte të grabiste një autobus. Të vrarë mbetën  shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe. Në vitin ai u arrestua në Vjenë në vitin 2011 me qëllim ekstradimin në vendin tonë, por që mesa duket ka arritur që të dalë nga burgu.

I dënuar në Francë dhe i kërkuar nga Maqedonia e Veriut,

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hektor Nikollin në 27.10.2009, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e personave të tjerë.

EMISIONET