I dënuar me 4 muaj burg nga GJKKO për korrupsion, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

I dënuar me 4 muaj burg nga GJKKO për korrupsion, arrestohet 39

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin A. M., 39 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 4 muaj burg.

Policia bën me dije se ai akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET