Kapet në Janinë hasmi i Aldo Bares, Laert Haxhiu, i kërkuar për vrasjen e Latifit dhe Hoxhës

Policia Greke, ka arrestuar në Laert Haxhiun njërin nga personat më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare dhe i dënuar me 18 vite burg për tentativë vrasjeje ndaj Xhullio shkurtit dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në qytetin e Lushnjës.

Sipas gazetarit të “Ora News“ Elton Qyno, Haxhiu konsiderohet nga policia si një nga kundërshtarët kryesorë të Aldo Bares, dhe njeriu që i ka plagosur nipin, Xhulio Shkurtin.

Falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të këtij informacioni me homologët grekë, kapet në Janinë, Greqi, dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, një shtetas i dënuar me burg përjetë.

Me leje qëndrimi greke të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Laert Haxhiu.

Në vijim të punës kërkimore të kryer në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Eksponenti”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa Gjykata e Posaçme e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Ndërsa dy shokët e tij Arterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili janë dënuar me burgim të përjetshëm, për ekzekutimin e Latifit dhe Hoxhës.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

EMISIONET