I afërmi i Jonadës në protestë: Dua që djemtë e mi të rriten me gjyshin dhe gjyshen. Ku ti sjell?

I afërmi i Jonadës në protestë: Dua që djemtë e mi

Një nga miqtë e familjarëve të Jonadës 7-vjeçares që humbi jetën pasi u godit nga skafi në Himarë ishte pjesë e protestës së zhvilluar ditën e sotme.

Ai u shpreh se do ti rrisë fëmijët me gjyshërit por nuk ka ku ti sjellë.

“Unë jam shoku i dajës Jonadës. Së bashku kemi ikur të dy në emigrim që 17 vjeç jo se nuk e duam vendin tonë por se nuk kemi pas bukë me ngrënë. Dua të them diçka zoti kryeministër. Kam dy djem dua ti sjell në Shqipëri e ti mësoj të flasin shqip, po ku ti sjell. Dua që të paktën djemtë e mi të rriten me gjyshin dhe gjyshen. Ku ti sjell? Dhe sa fëmijë duhet ti humbasim? Zoti kryeministër nuk është gjithçka leku. Jemi shqiptar dhe kemi gjak shqiptari.”

EMISIONET