Hyri duke qeshur dhe iku i inatosur, Rama debat me gazetarin pasi i kërkoi llogari se pse nuk pajis qytetarët me Gren Pass natyral
Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të BE-së nuk pajis qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin me Gren Pass natyral, që njeh shërimin nga Covid.
Përkundër kësaj ajo e njeh këtë dëshmi në kufi për qytetarët që hyjnë nga vendet e tjera.
Shqetësimin kryeministrit Rama ja ngriti një prej gazetarëve që po ndiqnin vaksinimin e tij me dozën e tetë Pfizer.
Rama refuzoi të japë një përgjigje se pse ndodh kjo por i tha gazetarit se po krijon konfuzion pasi shqetësimi i tij lidhet me të pavaksinuarit.
Rama: Kjo është ajo që njeh gjithë BE dhe ka të bëjë me shërimin. Po flas për vaksinimin, kartën e gjelbër. Nuk e përjashtova atë por po flas për ata që janë të pavaksinuar.
Si për ta bindur gazetarin se ka të drejtë, Rama e pa në mënyrë habitore kur ai tha se nuk është vaksinuar sepse e ka kaluar dy herë Covidin por nuk ka dëshmi nga autoritetet shëndetësore për këtë.
Rama: Je vaksinuar ti?
Gazetari: Jo se e kam kaluar dy herë. Mund ta kalosh 3 herë dhe 4 herë.
Rama: Aha, nuk je vaksinuar! Vaksinohu se nuk do të mund të hysh në konferenca shtypi.
Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë. Ka paguar 1.5 milon.
Rama: Si nuk të vjen zor që bën këtë debat? Kjo është injoranca, kjo është marrëzia me të cilën bëhet propagandë. Injorancë e madhe. Është thënë që vaksina nuk të mbron nga infektimi.