Humbi jetën në Sarandë, 50 vjeçarja prej 25 vitesh në Greqi, po shkonte tek të afërmit
50 vjeçarja e cila humbi jetën mesditën e sotme në Sarandë ishte nënë e një djali e emigrante në Greqi.
Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima Etleva Bejko kishte rreth 25 vjet që jetonte në Janinë, Greqi.
Ajo po kthehej në Shqipëri për të vizituar njerëzit e saj në Markat të Konispolit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.