Humbasin "çelësat", asnjë i strehuar në Ndroq pas inaugurimit nga Rama dhe Veliaj
Edhe pse u inaugurua përfundimi i punimeve të shtëpive individuale në Ndroq, aty ku pritej të strehoheshin të dëmtuarit nga tërmeti i tre viteve më parë, në zonë nuk ka asnjë familje. Deri më tani mbetet enigmë se pse asnjë familje nuk është akomoduar, ndërkohë para kamerave të Bashkisë u dhuruan për disa familjarë dhe çelësa banesash.
Edhe pse u premtua që familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të akomodoheshin në banesat sociale në Ndroq, zona vijon të jetë bosh.
Shtëpitë duken të përfunduar, por edhe pse u premtua që brenda vjeshtës do të strehoheshin familjet pa strehë, ajo që mbetet enigmë është fakti se pse askush prej tyre nuk ka hyrë ende.
Lagjja e re në Ndroq u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por në zonë nuk gjen asnjë person, madje as ata që para kamerave qeveritare iu dhuruan dhe çelësat e banesave të reja.
Në lagjen e re në Njësinë Administrative Ndroq janë ndërtuar 74 shtëpi individuale ku priten të strehohen më shumë se 300 banorë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.