Hoxha: Pse nuk ka frikë Rama, Bylykbashi: Ka të gjitha pushtetet, me reformën në drejtësi ka imunitet



Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha pyeti pse nuk ka frikë Rama ku bën afera si ajo e portit të Durrësit.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u përgjigj se ai ka në dorë të gjitha pushtet, përfshirë edhe drejtësinë, ndërsa ka krijuar imunitet për veten.  

Bylykbashi: Ai maketi aty është një gënjeshtër e madhe.

Hoxha: Unë jam dakord me të gjitha këto. Bie erë gjithçka dhe është në off shore, çështja pse nuk ka frikë Edi Rama? Ai nuk ka frikë sepse del Berisha dhe thotë se Është Lul Basha.

Bylykbashi: Edi Rama ka koncentrim më të madh të pushtetit, përfshirë edhe gjyqësorit. Ai ka humbur perceptimin e rrezikut. Nëse po bëj diçka gabim ka frikë nga ligji ose jo ë po e shkel, dhe nëse gjykata është nën kontrollin tim ose. Me reformën e drejtësisë Rama ka bërë investimin më afatgjatë për imunitet penal në vend.

EMISIONET