Holandezët surprizohen nga Tirana: Njerëzit janë shumë të dashur, çmimet e lira, do kthehemi sërish

Holandezët erdhën në Shqipëri për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e Conference League përballë Romës.

Por Shqipëria duket se i ka suprizuar, njerëzit ua kanë fituar zemrat.

"E dashuroj, njerëzit janë të këndshëm. Kjo është e rëndësishme. Kam udhëtuar në shumë vende dhe njerëzit nuk janë kaq të dashur. Këtu mund të flasësh me këdo, janë të ëmbël kudo ku kam shkuar në hotel apo restorant".

"Njerëzit janë të këndshëm më shumë sesa në Holandë, realisht e kam."

Më shumti janë entuziast për çmimet, të cilat i konsiderojnë mjaft të ulëta.

"Nga vi unë një birrë kushton 30 euro, kurse këtu është e lirë."

"Çdo gjë është e lirë, birra gjithashtu".

"Çmime shumë të ulëta, nëse i blen në Holandë kushtojnë 20-25 euro, kurse këtu 10 euro. Shumë më mirë."

Këtë herë kanë ardhur në Shqipëri si tifozë të Feyenoord por atmosfera dhe mikpritja që kanë gjetur këtu do ti rikthejnë sërish.

"Tirana është një qytet i bukur dhe mendoj se do të rikthehem sërish."

"Mendoj se do të rikthehem, po po."

EMISIONET