Historia e re e Shqipërisë/ Meta: Periudha më e vështirë për t’u trajtuar ka qenë 1920-1924

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në Ora News, historiani Beqir Meta tha se botimi i fundit mbi historinë e vendit është i pajisur më referenca.

Ai shtoi se periudha më e vështirë për t’u trajtuar ka qenë 1920-1924, pasi ajo ka qenë e vështirë sepse historia jonë ka shumë kakofoni, e nuk ka pasur shumë kërkime të thelluara.

Meta: Në këshillat tanë shkencorë, që më parë kanë qenë një lloj censure shumë e fortë, por ky element nuk janë më. Tashmë shihen elementët arkivorë të veprave, dhe autorët janë të lirë në analiza dhe debate. Prandaj bëhen debate, por ama nuk është censuruese. Kjo është pjesa e një zhvillim i shumë të rëndësishëm në vitet e tranzicionit.

Ky botim është i pajisur më referenca. Janë dhënë edhe pikëpamjet alternative, ndryshe nga botimet e mëparshme. Këtu edhe autorët janë pikëpamjet e veta. Periudha më e vështirë për t’u trajtuar ka qenë 1920-1924. Ajo ka qenë e vështirë sepse historia jonë ka shumë kakofoni, nuk ka pasur shumë kërkime të thelluara. Kanë qenë më shumë burime britanike.

EMISIONET