HISTORIA E KRIMIT/ Zënkat dhe fyerjet e rënda mes anëtarëve të grupit “Bajri” sollën vrasjen e Gjin Boriçit

HISTORIA E KRIMIT/ Zënkat dhe fyerjet e rënda mes anëtarëve

Policia e Shtetit njoftoi këtë të martë arrestimin në Dubai të Denis Brajoviçit, i shpallur në kërkim 1 vit më parë nga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Bajroviç është i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit, në muajin gusht të vitit 2020.

Po cilat ishin konfliktet mes tyre?

Vrasja e Gjin Boriçit, anëtarit të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër besohet se është kryer për shkak të një zënke mes vetë anëtarëve të grupit kriminal.

Nuk dihet specifikisht cili ka qënë motivi i këtij sheri dhe shkaku që Gjin Boriçi ka ngritur krye, por nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se drejtuesit e grupit kanë vrarë pikërisht ushtarin e tyre.

E teksa kanë bërë planë dhe vrasjen e realizuan në orët e mbrëmjes, të nesërmen kanë shkuar në shtëpinë e Gjin Boriçit për ngushëllim si dhe në varrimin e tij.

Për shkak të konfliktit Gjin Boriçi i ka sharë drejtuesit e grupit, ndaj dhe kjo nuk është toleruar prej tyre, duke vendosur ta eleminojnë.

Vrasja e Gjin Boriçit është kryer në mbrëmjen e 9 Gushtit 2020, ndërsa si organizatorë dhe autorë të vrasjes janë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Ervis Martinaj dhe Denis Brajoviçi.

Ndërkohë vetëm njëri prej tyre është mundur të kapet, i cili rezulton të jetë biznesmeni dhe investitori strategjik, Pëllumb Gjoka.

Për vrasjen e Boriçit sipas bisedave të përgjuara në aplikacionet “Sky dhe “Enco” besohet se janë paguar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.

OPERACIONI "METAMORFOZA"

Të arrestuar deri tani

Pëllumb Gjoka 

Edmond Preka

Astmer Bilali

Ardit Hasanbenga

Oltion Bistri

Xhevahir Lita

Denis Brajoviç, (I ARRESTUAR SOT)

S.T. i arrestuar në flagrancë

N.F. i arrestuar në flagrancë

Në kërkim

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Elion Hato

dhe 3 të tjerë

Ngjarjet e dokumentuara

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanth Musabelliut ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Dorjan Duli.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Ibrahim Licit.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Genc Tafili.

EMISIONET