Himarë/ U rrëzua duke punuar në kopësht, humb jetën e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 20:42
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nivicë, bashkia Himarë.
Ksanthipi Thomagjini 82 vjeç, kishte dalë për të bërë disa punë të vogla në kopësht.
Aksidentalisht i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në tokë.
Menjëherë është dërguar nga të afërm të saj në urgjencën e Sarandës, por e moshuara nuk ka mundur dot të mbijetojë pasi rënia ishte fatale dhe goditja sipas bluzave të bardha, kishte qenë në kokë.
82 vjeçarja jetonte në Lukovë me bashkëshortin e saj.