Himarë, po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 57-vjeçari

Himarë, po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm,

Finalizohet operacioni policor i koduar "Livadhi", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.   

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.   

Shtetasi G. A. është kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Kthesa e Livadhit", Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Livadhi". Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. A. alias G. A., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Angli, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Falsifikimi i dokumentave".” – njofton policia.  

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi, të dyshuara të falsifikuara. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET