Hetohet policia, shpëton bashkia e Tiranës, asnjë masë për zyrtarët që lejuan ndërtimet pa leje

Në kulmin e denoncimeve nga qeveria për ndërtimet pa leje në kryeqytet disa shkresa të siguruara tregojnë së organet kompetente nën varësi të bashkisë së Tiranës nuk kanë reaguar për shembjet apo denoncimin.

Ora News ka siguruar disa shkresa të komunikimit mes Komisariatit Nr. 1 të Policisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Në 18 mars policia i kërkon Inspektoriatit të Tiranës bashkëpunimin për kryerjen e inspektimeve , konstatimeve, verifikimeve dhe marrjen e masave mbi ligjshmërinë e disa subjekteve që po ndërtonin në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në të kërkohet informacion nëse 12 subjektet ndërtuese kishin lejen e duhur për ndërtim.

Gjithashtu, paralajmërohet se mund të ketë edhe subjekte të tjera jashtë listës së parë që po ndërtojnë ndaj IMT i është kërkuar të paraqesë kopjet e akteve të konstatimit të bërë prej këtij institucioni.

Reagimi i parë ka ardhur në 4 prill ku IMT ka pranuar se do të jepte të gjithë informacionin. Përgjigja mban firmën e drejtorit Mariglen Qato.

Por duket se prej asaj kohe nuk është marrë asnjë masë. Megjithatë vetëm pas ndërhyrjes së kryeministrisë ka nisur marrja e masave.

Si pasojë janë pezulluar për 30 ditë 4 efektiv të policisë mes tyre dhe shefin e komisariatit nr. 1 në Bujar Mehmeti.

Sipas burimeve edhe një tjetër komisariat është nënë hetim për sa i përket ndërtimit në qendër të Tiranës që tashmë është i konfiskuar nga qeveria.

Por ende nuk ka asnjë masë për zyrtarët e Tiranës.

EMISIONET